Skip to content

Requiem per syte e aktorit Vangjush Furxhi ne ekranin shqiptar. Nga Mevlan Shanaj

Requiem per syte e aktorit Vangjush Furxhi ne ekranin shqiptar

Aktori ne ekran nuk mbahet ment nga numuri i pafund i filmave, por nga karakteret qe realizon dhe nga transformimi qe misherohet ne keto interpretime. Te arrish ne krijime te cilat mbeten ne kujtesen e shikuesit , padyshim duhet te kesh udhetuar gjate ne te fshehtat e profesionit te aktrimit.

 Te fshehta qe nuk mundesh t’i gjesh me lehtesi perpos nje magjie te organizimit te psiqikes pas thellimeve te pa treguara as nga librat as nga siguria e profesionit, por nga zeja e brendshme prej skllavi qe vetem punon pa i shkelur syrin vetes.

Detyra baze e aktrimit eshte tipizimi i karaktereve permes ushtrimit per ndryshim. Ne se syri i aktorit nuk arrin te perjetoje dilemat dhe pyetjet njerezore, mbetet edhe kur eshte i bukur, si nje vitrine ku vizitoret kalojne pa ta kthyer koken , si nje mall i expozuar ne vitrinen e fruta perimeve. Pasuria me e madhe shprehese ne ekran eshte syri.

 Aty shfaqet psikofizika, dhimbja dhe gezimi, mendimi i vuajtjes apo i lirise, pasuria dhe skamja, dashnori apo i tradhetuari, heroi apo spiuni, i lumturi apo i vuajturi, i mashtruari apo i ndershmi. Syri i aktorit eshte kulmi i mjeshtrise qe percillet me nuancat e ndjeshmerise me te vogel , me te rendesishme. Syri perjeton castin sipas rrethanave dhe ky cast perjetesohet ne celuloid. Jane arritjet e aktrimeve qe mbahen ment aktoret me te medhaja nuk jane pamjet kartolineske .

 Ne ekranin shqiptar kemi shume shembuj te arritjes se krijimeve te komunikimeve aktoreske qe kane shenuar vraga ne shpirtin e shikueseve. Ne se nje aktor ka syrin shprehes veprues , eshte i bekuar ne profesionin qe ka zgjedhur. Aktoret qe arrijne komunikimin deri ne nje sekond veshtrimi , jane me jete gjatet.Ne fund te fundit , kamera perfaqeson syrin tone.

1593087106 342 Requiem per syte e aktorit Vangjush Furxhi ne ekranin shqiptar

1593087107 824 Requiem per syte e aktorit Vangjush Furxhi ne ekranin shqiptar

1593087107 223 Requiem per syte e aktorit Vangjush Furxhi ne ekranin shqiptar

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

/aktoretshqiptare.info