Aktori ne ekran nuk mbahet ment nga numuri i pafund i filmave, por nga karakteret qe realizon dhe nga transformimi qe misherohet ne keto interpretime. Te arrish ne krijime te cilat mbeten ne kujtesen e shikuesit , padyshim duhet te kesh udhetuar gjate ne te fshehtat e profesionit te aktrimit.

 Te fshehta qe nuk mundesh t’i gjesh me lehtesi perpos nje magjie te organizimit te psiqikes pas thellimeve te pa treguara as nga librat as nga siguria e profesionit, por nga zeja e brendshme prej skllavi qe vetem punon pa i shkelur syrin vetes.

Detyra baze e aktrimit eshte tipizimi i karaktereve permes ushtrimit per ndryshim. Ne se syri i aktorit nuk arrin te perjetoje dilemat dhe pyetjet njerezore, mbetet edhe kur eshte i bukur, si nje vitrine ku vizitoret kalojne pa ta kthyer koken , si nje mall i expozuar ne vitrinen e fruta perimeve. Pasuria me e madhe shprehese ne ekran eshte syri.

 Aty shfaqet psikofizika, dhimbja dhe gezimi, mendimi i vuajtjes apo i lirise, pasuria dhe skamja, dashnori apo i tradhetuari, heroi apo spiuni, i lumturi apo i vuajturi, i mashtruari apo i ndershmi. Syri i aktorit eshte kulmi i mjeshtrise qe percillet me nuancat e ndjeshmerise me te vogel , me te rendesishme. Syri perjeton castin sipas rrethanave dhe ky cast perjetesohet ne celuloid. Jane arritjet e aktrimeve qe mbahen ment aktoret me te medhaja nuk jane pamjet kartolineske .

 Ne ekranin shqiptar kemi shume shembuj te arritjes se krijimeve te komunikimeve aktoreske qe kane shenuar vraga ne shpirtin e shikueseve. Ne se nje aktor ka syrin shprehes veprues , eshte i bekuar ne profesionin qe ka zgjedhur. Aktoret qe arrijne komunikimin deri ne nje sekond veshtrimi , jane me jete gjatet.Ne fund te fundit , kamera perfaqeson syrin tone.

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re