Skip to content

DURRESI, NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH.

durresi.JPG1

NDERIM PËR ARTISTËT E TEATRIT

DURRESI NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH

Nga Teatri “Aleksandër Moisiu” kanë dalë disa breza të shquar aktorësh, të cilët vit pas viti krijuan fizionominë e vërtetë të këtij arti magjik. Janë 20 aktorë të kësaj trupe që janë angazhuar në filmin shqiptar, duke bërë në total rreth 150 personazhe, ku pa dyshim, në majën e këtyre artistëve qëndrojnë aktorët e shquar Guljelm Radoja, Mirush Kabashi, Vangjel Heba, Xhevdet Feri, Marta Burda, Liri Lushi, Lyfti Hoxha, Spiro Urumi, Nikolin Xhoja, Meropi Xhoja, Xhelal Tafaj, Lazer Vlashi,Todi Thanasi etj.

1593348180 743 DURRESI NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH

 Shumë nga aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” janë bërë të njohur në shkallë kombëtare përmes interpretimeve dhe individualitetit të spikatur artistik.

1593348181 242 DURRESI NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH

Loja aktoriale dhe nuri skenik i Artistit të Popullit, Nikolin Xhoja në rolin e Podgolisenit te “Martesa” e Gogolit njihet si një nga majat e intepretimit të komedisë.  Ndërsa “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi pas formimit dhe kontributit 23-vjeçar në këtë teatër u nderua me çmimin e parë në Festivalin e teatrit eksperimental në Kajro për monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

1593348181 28 DURRESI NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH

Bashkëshortët Vera dhe Spiro Urumi, Vangjel Heba, Lutfi Hoxha, Marta Burda, Filika Dimo, Guljelm Radoja, Liri Lushi, Ali Bega, Xhevdet Feri, etj. janë disa nga aktorët e tjerë mjaft të vlerësuar që i dhanë këtij institucioni një vend të nderuar në teatrin tonë kombëtar. Bashkë me regjisorët dhe aktorët një meritë të veçantë në suksesin e teatrit kanë pasur edhe skenografët Zef Ujkaj, Ilia Rota, Fatos Mati, Thanas Popi, etj. si dhe punonjësit e “prapavijës” siç thirren edhe sot sektorët e dekorit, ndriçimit, fonisë dhe rekuizitës, pa të cilët shfaqjet teatrale nuk do të ishin të plota.

1593348181 144 DURRESI NJE “KINOSTUDIO” E DYTE AKTORESH E ARTISTESH

Veprimtaria e teatrit “Aleksandër Moisiu” lidhet kryesisht me godinën  aktuale të saj, e cila është përuruar, 55 vjet më parë, më 8 shkurt të vitit 1965. Salla me cilësi shumë të mira akustike dhe e pajisur me aparaturat e domosdoshme teatrale jo vetëm që i dha një impuls të ri punës së trupës, por afroi gjithnjë e më shumë spektatorë. 

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

/aktoretshqiptare.info