Skip to content

Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, fshihej prej 8 muajsh

Arrestohet nga forcat e policisë, ish kreu i bashkisë së Vorës.

Agim Kajmaku është prangosur në spitalin privat  “Continental” në Tiranë pas njoftimit në polici nga mjekët e këtij institucioni.

Ish kryebashkiaku i Vores kishte shkuar të mjekohej për diabetin.

Kajmaku ishte shpallur në kërkim nga nëntori I vitit të kaluar pasi akuzohet për disa vepra penale.

Ai akuzohet për kryerje të funksionit përtej mbarimit të mandatit, shpërdorim detyre dhe falsifikim formularesh.