Arrestohet nga forcat e policisë, ish kreu i bashkisë së Vorës.
Agim Kajmaku është prangosur në spitalin privat “Continental” në Tiranë pas njoftimit në polici nga mjekët e këtij institucioni.
Ish kryebashkiaku i Vores kishte shkuar të mjekohej për diabetin.
Kajmaku ishte shpallur në kërkim nga nëntori I vitit të kaluar pasi akuzohet për disa vepra penale.
Ai akuzohet për kryerje të funksionit përtej mbarimit të mandatit, shpërdorim detyre dhe falsifikim formularesh.
