Skip to content

Ulja e pagave gjatë Pandemisë/ Punonjësit e Albpetrol në protestë

d44dbea6e13afd023cab633330ec5cf42400261abwPNl3DfX3CWJmkBH686.video thumb 9463 11

Punonjësit e kompanisë Albpetrol në Fier dolën në protestë këtë të martë për çështjen e pagave.

Shkak u bë një vendim i kompanisë i marrë përgjatë muajve të pandemisë, për uljen në 60% të pagave për rreth 250 punonjës të administratës.

Punonjësit e cilësuan vendimin e kompanisë abuzivë, pasi sipas tyre, puna po vijon normalisht tetë orë në ditë.

Ata kërkuan likujdim të pagave ndërsa paralajmëruan bojkotim të punës nëse kërkesa e tyre nuk do të merren parasysh.