Punonjësit e kompanisë Albpetrol në Fier dolën në protestë këtë të martë për çështjen e pagave.

Shkak u bë një vendim i kompanisë i marrë përgjatë muajve të pandemisë, për uljen në 60% të pagave për rreth 250 punonjës të administratës.

Punonjësit e cilësuan vendimin e kompanisë abuzivë, pasi sipas tyre, puna po vijon normalisht tetë orë në ditë.

Ata kërkuan likujdim të pagave ndërsa paralajmëruan bojkotim të punës nëse kërkesa e tyre nuk do të merren parasysh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re