Skip to content

FOTOT/ “Nga anijet te helikopterët”: Ushtarët shqiptarë “tregojnë muskujt” në Pashaliman

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar foto nga stërvitja  e  Forcave Speciale, Forcave Detare dhe Forcave Ajrore.

Stërvitja është bërë në bazën ushtarake të Pashalimanit ku ushtarët janë shfaqur në aksion.

“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.

Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen.”, shkruan Xhaçka në Facebook teksa poston fotot. ()