Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar foto nga stërvitja  e  Forcave Speciale, Forcave Detare dhe Forcave Ajrore.

Stërvitja është bërë në bazën ushtarake të Pashalimanit ku ushtarët janë shfaqur në aksion.

“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.

Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen.”, shkruan Xhaçka në Facebook teksa poston fotot. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re