Skip to content

Gjermania e prerë: Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim, pse nuk është bërë ende?!

Një nga drejtuesit kryesorë të CDUCSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

Vadeful shprehu edhe keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qendrimin e fortë me fjalët “Forca Shqipëri”, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.

DEKLARATA E PLOTË: Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!

/faxweb