Një nga drejtuesit kryesorë të CDUCSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

Vadeful shprehu edhe keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qendrimin e fortë me fjalët “Forca Shqipëri”, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.

DEKLARATA E PLOTË: Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re