Skip to content

Covid-19 “pushton” drejtorinë e Policisë në Elbasan, kush është i infektuari i katërt

Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në drektorinë e Policisë në Elbasan. Sipas ABC News, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shefi i policimit në komunitet.

Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetaret.

Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.