Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në drektorinë e Policisë në Elbasan. Sipas ABC News, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shefi i policimit në komunitet.

Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetaret.

Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re