Infektohet Biblioteka Kombëtare.
Koronavirusi duket se nuk do të kursejë asnjë institucion shtetëror publik në vend.
Abc News raporton se janë konfirmuar pozitive për Covid-19, tre punonjëse të Bibliotekës Kombëtare.
Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë Lulishtes 1 Maji në Tiranë.
Sakaq punonjësja me koronavirus ka infektuar edhe dy koleget e saj.
