Skip to content

Infektohen me koronavirus tre punonjëset e Bibliotekës Kombëtare

Infektohet Biblioteka Kombëtare.

Koronavirusi duket se nuk do të kursejë asnjë institucion shtetëror publik në vend.

Abc News raporton se janë konfirmuar pozitive për Covid-19, tre punonjëse të Bibliotekës Kombëtare.

Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë Lulishtes 1 Maji në Tiranë.

Sakaq punonjësja me koronavirus ka infektuar edhe dy koleget e saj.