Skip to content

‘Fushata’ e fríkshme që po tmèrron qytetarët: Njoftimi për vdèkjen e nënës vendoset nëpër shtylla elektrike

Një “fushatë” e frikshme dhe terrorizuese ka filluar në Prishtinë për vendosjen e maskës në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Mesazhi për ta vendosur maskën ka filluar të jepet edhe me anë të një mënyre goxha të pazakontë, nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve si kur dikush ndërron jetë.

Iniciatori anonim i kësaj vepre tërheqë vërejtjen se nëse nuk respektohet rregulli i maskave, në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska.

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.

Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.

/faxweb