Një “fushatë” e frikshme dhe terrorizuese ka filluar në Prishtinë për vendosjen e maskës në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Mesazhi për ta vendosur maskën ka filluar të jepet edhe me anë të një mënyre goxha të pazakontë, nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve si kur dikush ndërron jetë.
Iniciatori anonim i kësaj vepre tërheqë vërejtjen se nëse nuk respektohet rregulli i maskave, në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska.
“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.
Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.
/faxweb
