Skip to content

Kompania e madhe në Gjirokastër vatër inféksionesh me Covid, 9 raste në total 2 nga të cilat sot

Gjirokastra ishte ndër qarqet në të cilat ka hyrë më vonë virusi korona, ndërsa së fundmi rastet janë shtuar. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se konfirmohen 9 raste të reja me Covid-19 të cilat i përkasin një kompanie të madhe.

Kompania në fjalë raporton gazetarja Ervina Shehaj është kthyer në një vatër të infeksioneve dhe duhet theksuar se 9 rastet iu përkasin në total 3-4 ditëve të fundit, ndërsa vetëm dy raste janë konfirmuar sot,  ndërkohë që nga ana tjetër nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e tyre.

Gjithashtu, burime bëjnë  me dije se edhe një tjetër biznes në qytetin jugor të vendit, është shndërruar në vatër infeksionesh, ku puna vijon dhe pse aty janë të punësuar një numër i konsiderueshëm personash.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb