Gjirokastra ishte ndër qarqet në të cilat ka hyrë më vonë virusi korona, ndërsa së fundmi rastet janë shtuar. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se konfirmohen 9 raste të reja me Covid-19 të cilat i përkasin një kompanie të madhe.
Kompania në fjalë raporton gazetarja Ervina Shehaj është kthyer në një vatër të infeksioneve dhe duhet theksuar se 9 rastet iu përkasin në total 3-4 ditëve të fundit, ndërsa vetëm dy raste janë konfirmuar sot, ndërkohë që nga ana tjetër nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e tyre.
Gjithashtu, burime bëjnë me dije se edhe një tjetër biznes në qytetin jugor të vendit, është shndërruar në vatër infeksionesh, ku puna vijon dhe pse aty janë të punësuar një numër i konsiderueshëm personash.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
