Ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës Fushë Krujë – Vorë. Dy persona janë plagosur pasi qarkullonin me ciklomotor dhe u përplasën nga një automjet tip trajler.
Personat e plagosur janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të mësuar detaje se si u shkaktua ngjarja.
/faxweb