Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotot të së ëmës, e cila mban veshur bluzën e bardhë, ndërsa ka një apel për qytetarët.
Osmani shkruan krah fotos, se e ëma është 60-vjeçe dhe ndodhet në vijën e parë të frontit në lùftë me covid-19.
“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në lùftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.
Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkruan Osmani.

