Skip to content

“Mami, në vijën e frontit në lùftë me koronavirusin”, Vjosa Osmani publikon foton e nënës dhe ka një apel

 

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotot të së ëmës, e cila mban veshur bluzën e bardhë, ndërsa ka një apel për qytetarët.

Osmani shkruan krah fotos, se e ëma është 60-vjeçe dhe ndodhet në vijën e parë të frontit në lùftë me covid-19.

“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në lùftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.

Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkruan Osmani.

https://www.tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/ko2.jpg