Vazhdon të ketë fluks të madh të lëvijes së mjeteve në doganën e Morinit. Drejtues të Pikës së Kufirit tregojnë se fluksi më i ngjeshur ndodh në orët e mëngjesit, kryesisht nga ora 05.00 deri në orën 08.00 me pushues që kanë si destinacion bregdetin e Shqipërisë por edhe në mesditë ka fluks të konsiderueshëm.
Paraditen e kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë persona me rreth. Për lehtësuar kalimin në doganë e Morinit punohet me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar.
Edhe në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka fluks intesiv. Dogana e Kosovës punon gjithashtu me 6 spotele me procedurë të përshpejtuar.
Në orët e mesditës ka fluks të ngjeshur edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë që kryejnë tranaport mallrash në të dy anët e kufirit te përbashkët.
