Skip to content

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve, fluks i madh në Morinë

Vazhdon të ketë fluks të madh të lëvijes së mjeteve në doganën e Morinit.  Drejtues të Pikës së Kufirit tregojnë se fluksi më i ngjeshur ndodh në orët e mëngjesit, kryesisht nga ora 05.00 deri në orën 08.00 me pushues që kanë si destinacion bregdetin e Shqipërisë por edhe në mesditë ka fluks të konsiderueshëm. 

Paraditen e kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë persona me rreth. Për lehtësuar kalimin në doganë e Morinit punohet me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar. 

Edhe në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka fluks intesiv.  Dogana e Kosovës punon gjithashtu me 6 spotele me procedurë të përshpejtuar.

Në orët e mesditës ka fluks të ngjeshur edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë që kryejnë tranaport mallrash në të dy anët e kufirit te përbashkët.