Skip to content

Plot 27 milionë euro, ky është hoteli luksoz që do hapë Cristiano Ronaldo (FOTO)

Cristiano Ronaldo pritet të hapë një hotel luksoz që do t’i kushtojë 27 milionë euro në zonën e famshme Picadilly Gardens në Manchester. Lojtari i Juventus në bashkëpunim me kompaninë e turizmit “Pestana” do të hapë hap hotelin luksoz i cili do të përfshijë edhe një bar në taracë.

“CR7 Pestana” do të hapet edhe në Manchester në vitin 2023 pas sukseve me hotelet e mëparshme në Madeira, Lisbon, Madrid, Nju Jork, Marrakesh dhe Paris. Manchester është një qytet i veçantë për yllin portugez, i cili shpenzoi 6 vite në Old Trafford, duke shënuar 119 gola, fitoi 9 trofe përfshi dhe Topin e Artë.