Cristiano Ronaldo pritet të hapë një hotel luksoz që do t’i kushtojë 27 milionë euro në zonën e famshme Picadilly Gardens në Manchester. Lojtari i Juventus në bashkëpunim me kompaninë e turizmit “Pestana” do të hapë hap hotelin luksoz i cili do të përfshijë edhe një bar në taracë.

“CR7 Pestana” do të hapet edhe në Manchester në vitin 2023 pas sukseve me hotelet e mëparshme në Madeira, Lisbon, Madrid, Nju Jork, Marrakesh dhe Paris. Manchester është një qytet i veçantë për yllin portugez, i cili shpenzoi 6 vite në Old Trafford, duke shënuar 119 gola, fitoi 9 trofe përfshi dhe Topin e Artë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re