Skip to content

Përplasje e fortë mes dy makinave, lëndohen drejtuesit

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në Maliq.

 

Mësohet se shkak  i përplasjes mes dy makinave ka qënë shpejtësia e madhe.

 

Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta ndërsa janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Aksidenti ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar duke krijuar panik tek qytetarët.