Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në Maliq.
Mësohet se shkak i përplasjes mes dy makinave ka qënë shpejtësia e madhe.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta ndërsa janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar duke krijuar panik tek qytetarët.
