Xheni Halili është emëruar drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër. Prej 2 muajsh ky pozicion ishte vakant pas kalimit të Lindita Haxhisë si drejtore e shëndetit parësor.
Me hapjen e konkursit nga Ministria e Shëndetësisë ishin kryer disa aplikime dhe Halili doli fituese duke marrë këtë post të rëndësishëm.
Halili vjen nga radhët e FRESSH dhe ishte anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.
