Skip to content

FRESSH ‘merr timonin’ , ja e ‘besuara’ që u vu në krye të Kujdesit Shëndetësor, si e fitoi konkursin?

 

Xheni Halili është emëruar drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër. Prej 2 muajsh ky pozicion ishte vakant pas kalimit të Lindita Haxhisë si drejtore e shëndetit parësor.

Me hapjen e konkursit nga Ministria e Shëndetësisë ishin kryer disa aplikime dhe Halili doli fituese duke marrë këtë post të rëndësishëm.

Halili vjen nga radhët e FRESSH dhe ishte anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.