Skip to content

Goditën policin e patrullës në pedonalen e qytetit, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar në Tepelenë, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë E. Q. 25 vjeç dhe R. Q. 21 vjeç.

Pas një debati në pedonalen e qytetit të Tepelenës të rinjtë goditën për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.