Dy të rinj janë arrestuar në Tepelenë, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë E. Q. 25 vjeç dhe R. Q. 21 vjeç.

Pas një debati në pedonalen e qytetit të Tepelenës të rinjtë goditën për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re