Skip to content

Tetë raste të reja me koronavirus në Elbasan

Në Elbasan janë konfirmuar tetë raste të reja me koronavirus.

Abc News raporton se mes tetë të infektuarve është një ish pedagog, kreu i qendrës së bashkëjetesës ndërfetare si dhe një mësues.

Ndërkohë, mjeku kirurg Gëzim Dervishasani i infektuar disa ditë më parë është shëruar, duke fituar kështu betejën me virusin e rrezikshëm.

Situata në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese.

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 152 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalet Covid.