Skip to content

Katër mësues me COVID në Bulqizë/ Dyshohet se morën virusin nga kolegu i tyre

Katër mesues të shkollës “shefqet tançi” në  Bulqizë janë konfirmuar pozitiv me covid19.

 

Ata rezultuan me koronavirus pas kryerjes së tamponit ndërsa janë karantinuar në banesat e tyre.

 

Sipas burimeve, dy prej mësuesve kanë qenë ditën e hënë e të martë në shkollë ku kanë zhvilluar normalisht procesin mësimor.

 

Ata janë raste kontakti të një tjetër mësuesi, i cili ishte konfrimuar pozitiv më herët.

 

Procesi mësimor vazhdon ndërsa te infektuarit janë zëvendësuar me të tjerë mësues.