Katër mesues të shkollës “shefqet tançi” në  Bulqizë janë konfirmuar pozitiv me covid19.

 

Ata rezultuan me koronavirus pas kryerjes së tamponit ndërsa janë karantinuar në banesat e tyre.

 

Sipas burimeve, dy prej mësuesve kanë qenë ditën e hënë e të martë në shkollë ku kanë zhvilluar normalisht procesin mësimor.

 

Ata janë raste kontakti të një tjetër mësuesi, i cili ishte konfrimuar pozitiv më herët.

 

Procesi mësimor vazhdon ndërsa te infektuarit janë zëvendësuar me të tjerë mësues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re