Skip to content

Rikthehet Covid-19 ne spitalin rajonal të Elbasanit, infektohen burrë e grua, karantinohen kolegët e tyre

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se sot janë konfirmuar pozitiv me koronavirus një çift bashkëshortësh, punonjës në spitalin rajonal të Elbasanit.

Përkatësisht bëhët fjalë për një infermiere në shërbimin e gjinekologjisë dhe bashkëshortin e saj i cili shërben në recepsion.

Pas bërjes së tamponit ata janë konfirmuar me Covid-19 dhe ndodhen në banesat e tyre ndërsa kolegët të cilët kanë patur kontakte më ta janë karantinuar në shtëpi. Kujtojmë që pak ditë më parë u konfirmua pozitiv edhe një mjek kirurg i këtij spitali, gjendja e të cilit ka qenë e qendrueshme.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë zbuluar 15399 raste me Covid, ndërkohë që 420 persona kanë humbur jetën. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb