Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se sot janë konfirmuar pozitiv me koronavirus një çift bashkëshortësh, punonjës në spitalin rajonal të Elbasanit.

Përkatësisht bëhët fjalë për një infermiere në shërbimin e gjinekologjisë dhe bashkëshortin e saj i cili shërben në recepsion.

Pas bërjes së tamponit ata janë konfirmuar me Covid-19 dhe ndodhen në banesat e tyre ndërsa kolegët të cilët kanë patur kontakte më ta janë karantinuar në shtëpi. Kujtojmë që pak ditë më parë u konfirmua pozitiv edhe një mjek kirurg i këtij spitali, gjendja e të cilit ka qenë e qendrueshme.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë zbuluar 15399 raste me Covid, ndërkohë që 420 persona kanë humbur jetën. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re