Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të vyer nga mendje të ndritura që kanë jetuar e vazhdojnë të jetojnë mbi forcën e përvojës dhe të diturisë.

Ne jemi të bindur se do t’ju kënaqë leximi i tyre, dhe presim nga ju të na thoni cilën çmuat më së shumti. Mos harroni se ne jemi gjithnjë aty, duke i lexuar ato që shkruani një për një.

Egziston vetëm një zëvendësues i përfytyrimit – përvoja.

Asnjë përvojë nuk është e rrezikshme, po të kesh guximin t’i futesh.

Përvoja duhet të mësojë dy gjëra: atë që shumë gjëra duhen ndrequr dhe atë që nuk duhen ndrequr tashmë.

Përvoja është kujtesë për shumëllojshmërinë e gjërave.

Përvoja është foshnja e mendimit, kurse mendimi është foshnja e veprimit.

Përsosja e hershme formohet falë kujtesës së fortë.

Për shumë njerëz përvoja është si fenerët e kiçit të anijes: u ndriçon vetëm rrugën e kaluar.

Kur duhet kryer një punë, një gram besim vlen sa për një ton të tërë përvojë.

Në qoftë se përvoja jonë është e vogël , kjo nuk ndodh se kemi përjetuar pak, por sepse e përjetuara nuk ka lënë gjurmë te ne.

Një ferrë përvojë vlen sa një pyll i virgjër predikimesh.

E vlen të theksojmë se nga përvoja ne duhet të nxjerrim vetëm urtësinë që përmban ajo, jo më shumë.

Mbresat e përvojës është pak t’i numërosh: ato duhet t’i peshosh dhe krahasosh , t’i bluash në mendje dhe t’i qërosh.

Përvoja është tërësia e zhgënjimeve të mia.

Dhelpra që ka shpëtuar një herë nga një kurth nuk kthehet më aty.

Kujtesa dhe meditimi përbëjnë përvojën.

Ajo që jetohet dhe ajo që shihet personalisht përbën shkollën më të mirë dhe më mësimdhënëse të jetës.

Urtësia e njerëzve është proporcionale jo me përvojën, por me aftësitë e tyre për fitimin e saj.

Përvoja është shkolla në të cilën njeriu mëson se ç ‘budalla ka qenë më parë.

Përvoja na e shton urtësinë, por nuk i pakëson marrëzitë.

Përmes pohimit dhe mohimit ne shtrojmë rrugën zigzake të përkryerjes.

Barku t’i mëson të gjitha zanatet.

Qejfi më i madh të flasim për atë që nuk dimë, sepse për këtë edhe mendojmë vazhdimisht. Këtu është përqendruar puna e mendjes, dhe vetëm aty mund të përqendrohet.

Askush nuk mund të jetë as i gjithëdijshëm, as i gjithëfuqishëm.

Mendja nuk i zëvendëson dijet.

Është i lumtur kush ja ka arritur të njohë shkaqet e dukurive.

Padituria nuk është mangësi e mendjes dhe dija nuk është shenjë e gjenialitetit.

Për njeriun duhet gjykuar jo pas asaj që nuk i di, por pas asaj që di.

Të ndryshme janë gjykimet e njerëzve të ndryshëm, por të drejtin rrallë kush e di.

Vetëm mes njerëzve njeriu është në gjendje të njohë veteveten.

Të shpikësh vetë është gjë e bukur, por të njohësh e të çmosh ç’është gjetur nga të tjetër, mos është më pak se të krijosh?

Të dish atë që e dinë të gjithë, do të thotë të mos dish asgjë. Dija filon me atë që njerëzit nuk e dinë.

Dija e shtrembër është më e keqe se mosdija.

Dija fiton kuptim vetëm kur shkrihet me vetëdijen.

Dija i ngjan detit: ai që përpëlitet dhe llokoçitet në sipërfaqe bën gjithmonë më shumë zhurmë dhe tërheq më tepër vëmendjen se sa kërkuesi i margaritarëve që pa zhurmë të tepërt depërton në kërkim të thesarit gjer në tabanin e thellësive të panjohura.

Dituria e rreme është më e keqe se padituria. Padituria i përngjet një fushe të çveshur që mund të lërohet e të mbillet, në kohën që, dituria e rreme është si një fushë e mbushur me gramë, të cilën është e pamundur ta shkulësh.

Mbledhja e librave në kohën tonë është një universitet i mirëfilltë.

Dija i jep njeriut peshë, veprimi – shkëlqim. Mirëpo shumica e njerëzve dinë vetëm të vështrojnë dhe jo të peshojnë.

Dija është fruti i ëmbël i një rrënje të hidhur.

Ai që shkruan shpejt nuk do të mësojë të shkruajë mirë; por ai që shkruan mirë, mëson të shkruajë shpejt.

Njeriu nuk e njeh aspak botën me atë që merr prej saj, por me atë që e pasuron.

Pa shembuj konkretë është e pamundur qoftë të japësh mësim siç duhet, qoftë të mësosh me sukses.

Ne nuk jemi në gjendje të kujtojmë paditurinë me të cilën lindëm; kjo gjendje nuk lë pas asnjë gjurmë.

Ai që nuk di asgjë, nuk dyshon për asgjë.

Disa dijetarë i grumbullojnë dijet vetëm për t’u mburrur me to.

Dijet e grumbulluara shpejt, me përpjekje të pakta, nuk janë fort pjellore.

Dituria qëllon që të nxjerrë edhe vetëm gjethe dhe asnjë frut.

Shpesh ne mësojmë më shumë nga lajthitjet se sa nga meritat e një njeriu.

Shkolla është vija e ndërtimeve mbrojtëse të republikës.

Nga urtësia e librave budallai bëhet dy herë më i trashë.

Ata që nuk kanë harruar asgjë dhe nuk kanë mësuar asgjë.

Mund të mësosh edhe nga armiku.

Aftësia për të ruajtur dijen nuk është më pak e rëndësishme se sa ta fitosh atë.

Kush di shumë, dyshon shumë.

Më mirë të mos e dish fare një gjë, se sa ta dish keq.

Aftësitë njeriu mund t’i njohë vetëm po të përpiqet t’i vërë në punë.

Duke mësuar të tjerët, mësojmë edhe vetë.

Dija mbështetet në tri gjëra: të shohësh shumë, të mësosh shumë dhe të provosh shumë.

Investimet në dije japin fitimin më të madh.

Në qoftë se ju zotëroni dije, jepuni mundësi të tjerëve të ndezin edhe ata pishtarët e tyre në të.

Veprimi është rezultat i dijes.

Kush nuk pyet për asgjë, nuk mëson asgjë.

Padituria është privilegj i fëmijërisë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re