Një person ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Korçë, pasi ka rënë aksidentaisht nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të qytetit verilindor dhe viktima është identifikuar si Kostika Nunka 60 vjeç.
Nuk dihet ende dinamika si i moshuari është rrëzuar nga mjeti bujqësor ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
/faxweb