Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Bie aksidentalisht nga zetori, humb jetën tragjikisht i moshuari (Pamje nga vendngjarja)

Një person ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Korçë, pasi ka rënë aksidentaisht nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të qytetit verilindor dhe viktima është identifikuar si Kostika Nunka 60 vjeç.

Nuk dihet ende dinamika si i moshuari është rrëzuar nga mjeti bujqësor ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

/faxweb