Skip to content

Anti-Islami shtetëror në Francë: ministri që kërkon publikimin e karikaturave të Profetit në shkolla dhe urren hallall-in në tregje

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se ai ishte “i mërzitur dhe i tronditur nga prania e rafteve speciale për produktet ushqimore hallall në tregjet vendase”.

Darmanin i tha televizionit francez “BFMTV” se kjo ishte plotësisht e papranueshme për shoqërinë franceze.

“Nuk duhet të ketë rafte në tregje me vetëm produkte ushqimore hallall”, tha ministri francez, duke shtuar:

“Mbledhjet fetare fillojnë pikërisht kështu. Kapitalizmi gjithashtu ka një përgjegjësi në të gjithë këtë, ”tha Darmanin.

Ai theksoi që karikaturat e Profetit Muhamed duhet të lejohen të botohen në atë vend dhe të shfaqen në shkolla.

Gerald Darmanin është në krye të përhapjes së urrejtjes dhe frikës ndaj Islamit në Francë.