Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se ai ishte “i mërzitur dhe i tronditur nga prania e rafteve speciale për produktet ushqimore hallall në tregjet vendase”.

Darmanin i tha televizionit francez “BFMTV” se kjo ishte plotësisht e papranueshme për shoqërinë franceze.

“Nuk duhet të ketë rafte në tregje me vetëm produkte ushqimore hallall”, tha ministri francez, duke shtuar:

“Mbledhjet fetare fillojnë pikërisht kështu. Kapitalizmi gjithashtu ka një përgjegjësi në të gjithë këtë, ”tha Darmanin.

Ai theksoi që karikaturat e Profetit Muhamed duhet të lejohen të botohen në atë vend dhe të shfaqen në shkolla.

Gerald Darmanin është në krye të përhapjes së urrejtjes dhe frikës ndaj Islamit në Francë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re