Skip to content

“Paguheni më shumë se Presidenti”, kreu i KLP Gent Ibrahimi: Të shkarkuarit nga “Vettingu” i ngjasojnë një bilanci lufte

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një mbledhje ditën e sotme me magjistratët, është shprehur se të dhënat nga Vettingu, i ngjasojnë një bilanci “lufte”,  sa i takon të shkarkuarve.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës.

Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës,  si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.