Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një mbledhje ditën e sotme me magjistratët, është shprehur se të dhënat nga Vettingu, i ngjasojnë një bilanci “lufte”, sa i takon të shkarkuarve.
“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës.
Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës, si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.
