Skip to content

Në sulmin e Armenisë ndaj qytetit Berde të Azerbajxhanit humbin jetën 14 civilë

Në sulmin me bomba thërrmuese që Armenia kreu ndaj qendrës së qytetit Berde (Barda) të Azerbajxhanit, humbën jetën 14 civilë ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Bomba e lëshuar nga territoret e Armenisë, goditi qendrën e qytetit Berde (Barda) të Azerbajxhanit që ndodhet jashtë territoreve të Malësisë së Karabakut nën pushtim.

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi se 14 civilë e kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit nga Forcat e armatosura të Armenisë ku u godit rajoni në të cilin jetojnë kryesisht civilë.

Gjithashtu në sulm u dogjën plotësisht 3 automjete të parkuara në bulevard dhe u dëmtua infrastruktura e bizneseve në qendër të qytetit.