Në sulmin me bomba thërrmuese që Armenia kreu ndaj qendrës së qytetit Berde (Barda) të Azerbajxhanit, humbën jetën 14 civilë ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Bomba e lëshuar nga territoret e Armenisë, goditi qendrën e qytetit Berde (Barda) të Azerbajxhanit që ndodhet jashtë territoreve të Malësisë së Karabakut nën pushtim.

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi se 14 civilë e kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit nga Forcat e armatosura të Armenisë ku u godit rajoni në të cilin jetojnë kryesisht civilë.

Gjithashtu në sulm u dogjën plotësisht 3 automjete të parkuara në bulevard dhe u dëmtua infrastruktura e bizneseve në qendër të qytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re