Skip to content

Edukatoret infektohen me COVID-19/ Mbyllen dy kopshte në Vlorë

Mbyllen dy kopshte në Vlorë. Shkak është bërë infektimi me koronavirus të disa edukatoreve.

Bëhet fjalë për kopshtin e Orikumit dhe atë nr.10 në qytetin bregdetar.

Në kopshtin nr. 10 në Vlorë është prekur me COVID një edukatore, ndërsa në Orikum kanë dalë pozitive katër nga pesë edukatoret e këtij institucioni.

Ndërkohë, pjesa tjetër e stafit të kopshtit është në pritje të përgjigjeve të testeve.