Mbyllen dy kopshte në Vlorë. Shkak është bërë infektimi me koronavirus të disa edukatoreve.
Bëhet fjalë për kopshtin e Orikumit dhe atë nr.10 në qytetin bregdetar.
Në kopshtin nr. 10 në Vlorë është prekur me COVID një edukatore, ndërsa në Orikum kanë dalë pozitive katër nga pesë edukatoret e këtij institucioni.
Ndërkohë, pjesa tjetër e stafit të kopshtit është në pritje të përgjigjeve të testeve.
