Nga: Alban Gorishti
(Tribut për gjestin e shejhut selefij Mustafa el Adevij në mbrojtje të figurës profetike)
Çdokush ka gabimet dhe të metat e veta ndaj edhe njerëzimi ecën /lëviz /bën para pasi ndërtimi i shoqërisë ideale ka të bëjë me individuimin dhe përmirësimin. Por shoqëria jonë po “ngec” përballë dy mijë leksheve të gjetura në shesh. Lart e poshtë degjoj shprehje te tilla si “nëse marr këtë post apo mundësi ke për të parë çfarë do bëj” duke sinjalizuar kështu në abuzimim me mundësitë apo fondet që i vihen në dispozicion në atë post apo pozitë . Disa te tjerë asnjëherë më pas “marrjes” së atij dy mijë lekshi të parë nuk mendojnë që ndoshta ajo e ka një pronar që meriton posedimin e saj më tepër sesa ai i cili e merr atë. Dhe as nuk mendon që në kthimin e diçkaje “të gjetur” apo të vjedhur mundet të instalojë një shembull të mirë për mbarë shoqërinë ashtu që ata të udhëzohen tek më e mira dhe e dobishmja. Nocione kaq të domosdoshme që po na shterojnë në masë.
Gjithë këtë diskurs ma kujtoi dy mijë lekshja që mu gjend para kur çova vajzën e vogël në kopështin e saj. Për disa të qindat e sekondës mendja mu ngarkua me qindra mendime, t’ia jap dikujt prej edukatoreve ndoshta e gjejnë pronarin e vërtetë, ta mbaj vet pasi identifikimi i pronarit është i pamundur në një sistem të korruptuar si ky ku vegjetojnë shumë syresh, apo ta dorëzoj duke dhënë shembullin e mirë pasi edhe pse shumë e vogël ajo mundet ti zbehi parimet dhe vendosmërinë morale tek robi për të kontrolluar abuzime më të mëdha të mëtejshme . Por tek e fundit mendova se shembulli kolektiv është ai që na mungon, një politikan, teolog, biznesmen, aktor, gazetar, sapo i vishet nje kostum i shtrenjtë ndihet aq komod saqë të zhvlerësojë edhe shume parime të tij fillestare si e si ai “kostum” i shtrenjtë mos ti “vjetërohet”. Tani jemi të gjithë njerëz dhe nevojat nuk shtrohen kurrë por ajo që është thelbësisht jetësore për popullin tonë është shumica e atyre që kur kjo mundësi i paraqitet të thotë jo, jo për fëmijët e mijë, jo për popullin tim të vuajtur, jo për shëndetësinë vrastare, jo për kulturën “pa teatër”. Dhe une sot i thashë jo dy mijë lekshit të gjetur duke parë në sytë e vajzës time i thashë po parimit tim të bërë çarçaf nga dy mijë lekshet e lehta. Ndaj e instruktova atë në mënyrë demonstrative ta dorëzonte tek drejtoresha. Mendova çfarë e dalloi imam Ahmedin gjatë sprovës së Kuranit, e thjeshtë ishte parimi apo vetsakrifikimi për ta mbrojtur atë(Kuranin) , por libri i tij (Musnedi i imam Ahmedit) u bë i famshëm duke kujtuar shembullin e qëndrueshmërisë se tij përballë heshtjes e cila do ta bente si ata dhjetra dijetarë te tjerë që u harruan sepse heshtën. Keshtu u harruan edhe librat e tyre.
Vëllezër/motra nuk na duhen njerëz që flasin dhe nuk veprojnë, mos harroni se dija akademike pa pune është teori e pavlefshme pasi nuk mundet të qëndrojë teoria e cila nuk gjen aplikimin e saj ne praktikë, e nëse thuhet, jo ajo ka vlerë ne aspektin shoqëror, i themi : Shoqërisë nuk i duhet nje shembull antisocial i aplikimit praktik. E nëse na thuhet ajo është kulturë, i themi :Kulturat që ngrihen jo parimore krijojnë njeriun pa brendësi (shpirt) ndërsa nën “thundrat” e interesave te tija individuale kanë rënë edhe civilizimet me të mëdha (Andaluzia).
Muhamedi alejhi sleam na ka paralajmeruar dikur se Eufrati (lumi) ka per të nxjerrë një thesar të madh për të cilin do të vriten shumë njerëz, pastaj në një transmetim tjetër tek Buhariu ai pati thënë :”Lumi i Eufratit do të nxjerrë një thesar ari të madh, kështu që, kush të ndodhë aty, le të mos marrë prej tij asnjë grimcë.” (7119). Kjo pasi helmi shoqeror i asaj 2 mijshe (të vjetra) është aq i fortë saqë ka prodhuar luftrat më të mëdha dhe keqkuptimet më të forta. Shume syresh prej antarve me çallme të fesë u hipnotizuan kaq shumë nga ky dy mijë lekshi saqë i justifikuan abuzimet e tyre me terma fetar ndërsa vjedhjen e parimeve me teori juridike. Mos harroni “pasuria” e Eufratit nuk është e juaja, e ska asgjë të “gjetur” që mundet ta fusi në posedimin tuaj vetëm se nëpërmjet një mjeti te miratuar pluralisht nga masat. Une sot i thashë jo këtij dy mijë lekshi edhe pse i “nevojshëm” për të, po shpresoj që Zoti ta kthej vështrimin e Tij hyjnor tek ekzistenca e këtyre shembujve e ndoshta të na mëshirojë si shoqëri
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.