Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Divjakë, ku një 55-vjeçar duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës. 55-vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës, shtetasi A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan, duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës.
55-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/faxweb
